Protesta për rritjen e çmimve, Florian Binaj thirrje opozitës: Mos bëni gafë të vini
Në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve, do të jetë edhe aktori i humorit Florjan Binaj. Por përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje opozitës që të mos paraqiten në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në Instagram, Binaj shkruan se protesta është e organizuar vetëm nga qytetarët, e sipas tij gjithçka ka përfunduar në këtë pikë, edhe për faj të opozitës.
“Unë do jem sot në protestën kundër rritjes së çmimeve me qytetarë e qytetare që duan t’i bashkohen. Asnjë anëtar i opozitës nuk është i ftuar dhe të mos bëjë gafë njeri të vijë sepse në këtë pikë jemi edhe prej tyre! Kjo është protestë qytetare jo politike apo partiake. As patronazhistet nuk lejohen”.