Protestë kundër supermodeles: Të të vijë turp, vrasëse

Supermodelja Kate Upton u përball me aktivistë të të drejtave të kafshëve. “Gëzuar Ditën e Mirësisë! Është shumë e rëndësishme të jesh i sjellshëm me botën që të rrethon, jo vetëm sot, por çdo ditë. Jam krenare që bashkëpunoj me Canada Goose për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për një të ardhme më të mirë për arinjtë polarë”,-shkroi Kate në Instagram në mes të nëntorit.

Të mërkurën Kate po drejtonte një nga kurset e saj të fitnesit, Strong4Me, në Nju Jork, kur një grup protestuesish hynë brenda të zemëruar. Dikush brohoriste: Ulkonjat janë goditur në kokë për vdekje.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve protestuan kundër promovimit që supermodelja po i bën Canada Goose, një kompani veshjesh dimërore, e cila përdor gëzofin e ulkonjave dhe pendët e patave. “Kate Upton, abuzuese e kafshëve,” shkruhej në një nga parrullat. “Të të vijë turp, vrasëse” dëgjohet të bërtasë aktivisti.

Në nëntor të 2017, organizata publikoi një video të fshehtë, ku punëtorët grumbullonin patat e tmerruara, të cilat hipnin sipër njëra-tjetrës për të shpëtuar. Patat vendoseshin në kafaze aq të vegjël, sa e kishin të pamundur të lëviznin krahët. Kompania i ka mohuar akuzat, duke theksuar se videot nuk janë realizuar në pikën e tyre të grumbullimit dhe shpendët e kafshët e tjera trajtohen mirë.

SHKARKO APP