Protestë për Noizyn nga fansat dhe kolegët? Staxhi menaxherial: Do të ndjekim vetëm rrugën ligjore

Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin dhe janë në pritje të ekstradimit në Kosovë. Ndërkohë personazhet VIP po vazhdojnë të bëjnë thirrje e të iu japin mbështetje nga jashtë. Madje u tha së fundmi se po organizohet një protestë në lidhje me këtë, meqë për disa prej tyre është një padrejtësi kundrejt dyshes. Miku i ngushtë i reperit, Varrosi, ka reaguar me një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Postimi i plotë 

Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).

Swiss Digital Desktop Reklama

Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne, jemi në një proces gjyqësor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt.

Duam të falënderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie.

Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës.

Stafi menaxherial.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?