“Pse e zgjodhe të zi?” Linda Halimi i përgjigjet pyetjes raciste

Marrëdhënia e saj me reperin afro-amerikan, është komentuar shpesh, por këtë herë këngëtarja Linda Halimi iu është përgjigjur të gjitha kritikave.

Njëri nga ndjekësit i ka bërë një pyetje mjaft raciste në Instagram se, përse e ka zgjedhur partnerin me ngjyrë dhe këngëtarja nuk ia ka lënë përgjigjen mangët.

Linda ka treguar se sa e dashuruar është dhe se nuk e pengon aspak fakti që partneri i saj është “ndryshe”. Ajo shprehet se ka zgjedhur njeriun që do, i cili ka një etnicitet ndryshe nga i saji.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E unë secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë sidomos ty që më së shumti ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë”, përfundon fjalën këngëtarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej kohësh Linda ka kurorëzuar lidhjen me reperin Dawon Edwards, i njohur si Big D me të cilin e ka edhe një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?