Pse i bini në qafë Kevinës?

Kevina Kthella mbetet një modele e shkëlqyer shqiptare. Por emri i Kejvina Kthellës është lakuar shumë në media ditët e fundit, pasi është raportuar të jetë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për njohjen e saj me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

E në lidhje me të gjitha këto lajme për modelen ajo reagoi ditë më parë në Instastoryn e saj  ku sulmonte mediat, të cilat i quan flliqësira.

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.

Raportohet se kërkesa e Kthellës do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Në të vertetë deri te lajmi janë Ok mediat, porse kur hyhet në jetë private të saj është diçka jo normale. Kevina, si secili apo secila, ka intimitetet e saj dhe nuk ka pse bëhen publike.

SHKARKO APP