Pse Kim Kardashian është fiksuar pas shqiptarëve?
Kim Kardashian paska një dobësi për shqiptarët dhe veten e saj e lë në dorë të tyre.
Pas Marios, i cili qëndron pranë saj prej vitesh, një tjetër shqiptare kujdeset për bukurinë e saj.
Ylli i familjes Kardashian-Jenner ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet në një qendër estetike dhe zonja që po i bën trajtimet është shqiptare.
Ajo quhet Toska Husted dhe ka një qendër estetike shumë të famshme në Karolinën e Veriut.
Përveç Kim Kardashian në klinikën e saj shkojnë edhe personazhe të tjerë të njohur si, Kris Jenner, Jennifer Aniston, Rita Ora e shumë të tjerë.
Toska ofron shërbime të veçanta estetike dhe kjo ka bërë që revistat më prestigjioze ta bëjnë pjesë të shkrimeve të tyre.
Ajo është një nder shembujt e shumtë shqiptarë që arrijnë sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjitha falë punë së palodhur.