Pse në rrjetet po flitet që Arbana nuk do të prezantojë BBVip 3? ”Gara” mes Liços dhe Zemanit

”Big Brother VIP Albania” pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati me fenomenin Luiz Ejlli, pritet të nis edicionin e tretë, por mund të mos prezantohet nga Arbana Osmani, edhe pse ai format është i prerë për moderatoren. Sipas ”Anabel”, moderimi mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar. Moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

Duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda Top Channel kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë. Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është Ledion Liço.

Ky i fundit prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”.

Nga ana tjetër, Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen në Instagram! Kjo është e çuditshme, por gjithsesi nuk është një shenjë që tregon se raportet janë prishur, pasi marrëdhëniet njerëzore nuk bazohen në ndjekjen në Instagram.

SHKARKO APP