”Pse qave”, Albi Nako i ”mbyll gojën” keq Alketa Vejsiut
Ndarja e çiftit Albi Nako dhe Klaudia Pepa vazhdon të bëjë zhurmë në media. Pas video-mesazhit, ku Klaudia e cilësoi Albin si ”Vëllanë e saj të madh”, Albi u pa mjaft i emocionuar. Kjo ishte një situatë që u duk jashtë natyrës së tij dhe kureshtja nuk e ka lënë të qetë dhe moderatoren Alketa Vejsiu.
Alketa e ka ngacmuar koreografin gjatë show-t “Dance with me” e njohur duke e pyetur pse qau.
“70% e trupit të njeriut është i përbërë nga uji, loti është dukuri e natyrshme. Kjo pyetje nuk i bëhet artistit, sepse artisti ka ndjenja. Nuk ishin lot qepe, ishin të vërteta”, u përgjigj Albi.