Pse të dyja vajzat e Eva Mendes quhen Amada?
Showbiz E Enjte, 29 Prill 2021 18:44
Të dyja vajzat e aktorëve Eva Mendes dhe Ryan Gosling quhen Amada. Të gjithë kur e morën vesh këtë u habitën. E pyetur në një intervistë përse çifti ka bërë një zgjedhje të tillë, Eva Mendes u shpreh: “Vajzat quhen Amada, sepse ky ishte emri i gjyshes sime që vjen nga spanjishtja dhe përkthehet ‘E dashur’ (nga të tjerët) dhe kur shoh vajzat e mia që quhen kështu mendoj që ky emër ka edhe më shumë kuptim”.