Publikohen fotot, ja si dukej Blerina Bombaj nuse

E kemi parë gjithmonë në rolin e specialistes së ushqimit dhe dietave duke dhënë këshilla, që na pëlqejnë apo jo, janë të sakta. Gjithmonë elegante, me një stil pa teprime, si edhe dietat që promovon, Blerina Bombaj është tashmë sa një dietologe e njohur aq edhe një personazh mediatik.

Ndërkaq, në jetën e saj private, ajo është bashkëshorte dhe mama e një vajze më të madhe dhe një djali më të vogël.

Blerina, siç tregon një shkrim i Gazetës Shqiptare, i risjellë në vëmendje, është martuar në vitin 2009, kur vajza e saj Ana, nuk kishte mbushur ende 1 vjeç. Megjithatë Blerina shihet shumë elegante edhe pse pak kohë pas lindjes.

Ajo ka zgjedhur një fustan bust dhe flokë të mbledhur topuz. Për pamjen e Blerinës është kujdesur stilisti Joni Peçi, i cili, nuk e ka lënë detyrën as gjatë dasmës.

Blerina i ka mbajtur flokët topuz, por një herë ka qenë me një rreth me gurë rreth kokës dhe një herë me balluke dhe me një lule që zbukuronte pjesën e pasme. Të dyja herët, shumë bukur!

SHKARKO APP