Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar pas “tradhtisë” së Klodit
Në këtë Prime në ”Big Brother Kosova Vip 4” është publikuar një video që tregon një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi.
Pamjet tregojnë se Elijona ishte zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte lyer buzët Benites, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm emocionale tek ajo. E prekur nga situata, Elijona është larguar në dhomën e rrefimit, ku ka shpërthyer në lot, duke treguar zhgënjimin e saj.
Pamjet e këtij momenti u publikuan gjatë spektaklit të së premtes dhe menjëherë tërhoqën vëmendjen e shikuesve, të cilët komentuan gjerësisht mbi sjelljen e Klodit dhe reagimin e sinqertë të Elijonës.
Ky episod ka krijuar diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke i shtuar emocionet dhe dinamikat brenda shtëpisë për banorët dhe publikun.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

