Publikoi fotot toples të Kate, çifti mbretëror i kërkon 1.5 milion euro revistës Closer

FRANCE-Ishte viti 2002 kur Closer publikoi fotot e Kate Middleton topless teksa ishte me pushime në jug të Francës.

Tani Dukesha e Cambridge dhe princi William kërkojnë 1.5 milion euro dëmshpërblim dhe interesa nga e përjavshmja franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin e ka bërë të ditur një nga avokatët e revistës gjatë procesit, që u mbajt dje në Nanterre, pranë Parisit. Fotot e bëra gjatë pushimeve në Provenza, tregojnë ‘një imazh pozitiv të çiftit’, ka thënë Paul-Albert Iweins, duke denoncuar tendencën anglo-saksone për dënimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera sipas avokatit të gazetës La Provence, edhe kjo nën akuzë për një foto të publikuar të dukeshës ku Kate shfaqet me kostum dhe i kërkojnë 50 000 euro për publikimin e fotos, raporton repubblica.it.

Në pamjet e realizuara, çifti shfaqet teksa bën banjo dielli në tarracën luksoze të një resorti në Luberon, kështjella e Autet, pronë e vikontit Linley, nipi i mbretëreshës.

Fotot u publikuan më pas edhe në revista të tjera evropiane, por në Britaninë e Madhe shtypi mbrojti më të madhe Kate duke kërkuar identitetin e paparacëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?