Publikon foto topless të Dukeshës Kate, gjobitet revista
Duka dhe dukesha e Kembrixhit kanë fituar çështjen gjyqësore ndaj revistës franceze Closer, e cila publikoi foto topless të Kate. Gjykata franceze vendosi që fotot, të cilat janë bërë kur çifti mbretëror ishte me pushime në Provence pesë vite më parë, ishin shkelje e privatësisë së tyre. Gjykatësi dëmshpërbleu dukeshën Kate dhe princin William me nga 50.000 euro secili, gjithashtu gjobiti stafin dhe fotografët e Closer, më shumë se 100.000 euro, shuma maksimale e lejuar. Fotot e Kate duke marrë rreze dielli në një tarracë u botuan në faqen e para dhe brenda botimit të Closer në vitin 2012. Gjashtë persona dolën në gjykatë duke përfshirë fotografët dhe ish-redaktorët revistës për akuzën e publikimit të imazheve. Në gjyqin që filloi në maj u lexua një deklaratë e princ William. Duka tha se shkelja e privatësisë ishte “e dhimbshme”, duke pasur parasysh përvojën e nënës së tij me paparacët.