Publiku është me Eglën dhe e mban në lojë, por Riken e rikthen në shtëpi bileta e fatit

Nominimi i fortë me Eglës dhe Rikes, doli në favor të aktores Ceno që publiku e votoi të qëndrojë në lojë ende, por që më pas Rikja doli të kishte biletën e kthimit.

Rikja e cila hyri në “Big Brother VIP Albania3” me një valë entuziazmi dhe u prit me krahë hapur nga fansat dhe shikuesit, ka lënë përshtypje të thella si për personalitetin ashtu edhe për qasjen e saj ndaj sfidave të shtëpisë.

Rikja dhe Egla ishin bashkë në këtë nominim javor, për arsye se ato zhvilluan një debat aq të ashpër, sa kaloi gati edhe në një përleshje fizike – duke thyer rregullat me shpërdorimin e produkteve nga sponzorët e spektaklit.

SHKARKO APP