Punë e re për Meghan dhe Harry? Pallati Mbretëror thyen heshtjen dhe thotë…

Sipas “Elle“, këtë fundjavë, Pallati iu përgjigj raporteve që qarkullojnë se Meghan dhe Harry tani janë duke punuar me “Sheeraz Inc”, një firmë që punon me klientë si Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Zendaya për të rregulluar marrëveshje dhe paraqitje të markave.

Sheeraz me guxim pretendoi në Instagramin e saj se po pranon oferta për Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Buckingham Palace tha se lajmi që Meghan dhe Harry do të punojnë me Sheeraz Inc., siç tregohet nga Instagrami i kompanisë, është kategorikisht i pavërtetë.Kompania postoi një përgjigje për mohimin e Pallatit në Instagram Story dhe Twitter, duke insistuar se Meghan është përfundimisht duke punuar me ta.

“Gjithmonë e mbaj mend Meghan Markle si një aktore në Hollywood para se të bëhej Princeshë“, shkroi themeluesi i Sheeraz Inc. Sheeraz Hasan.

SHKARKO APP