Punimet në Tiranë, Veliaj batuta me Luizin: Është eskavator jo dem, merre me qetësi

Një video e këngëtarit Luiz Ejlli mbi një eskavator të vogël pune në trotuar në zonën e ”Myslym Shyrit” ku bashkia e Tiranës po punon, është kthyer në hit në rrjete sociale.

Video-n e fituesit të ”Big Brother Albania Vip 2”, e ka postuar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku ka edhe një këshillë. ”O shoku Luiz, është eskavator jo dem, merre me qetësi”. Sigurisht nuk ka munguar edhe komenti nga vetë këngëtari.

”Të dashur qytetarë të Tiranës, siç e shikoni punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit, por po vonohemi pak sepse nuk e di sesi ndizet. Me respekt Luiz Dum Dumi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

SHKARKO APP