Pushimet e Miss-it të parë shqiptar, ende një trup perfekt
Pushimet verore të Valbona Selimllarit, Miss-it të parë shqiptar, janë gjithmonë në Jug, në Dhërmi.
Bashkë me gjithë familjen e saj, edhe këtë verë ata e kanë shijuar për mrekulli, duke bërë xhiro me jaht të gjithë.
Si gjithmonë, Valbona nuk zhgënjen kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Ajo edhe në bikini duket shumë mirë, një trup perfekt, një grua e bekuar nga genet e saj që ka akoma pamjen e një vajze të re.
“Jam e mirë, prandaj njerëzit më duan! Pëlqejnë thjeshtësinë dhe jo ekstravagancën!”.
Kështu është përgjigjur ish-Missi i parë i Shqipërisë, Valbona Selimllari, kur është pyetur nga gazetarët se përse vazhdon të jetë akoma kaq e pëlqyer nga njerëzit dhe pse ka kaq shumë kuriozitet për jetën e saj.