Pushimet në jug të Shqipërisë, Arbana Osmani tregon shqetësimin: E trajtoi si kafshë, me një fjalor…

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ndodhet në jug të vendit duke shijuar plazhin me familjen e saj. Siç ka bërë edhe vetë me dije ajo kishte tre vite që nuk shkonte me fëmijët në jug dhe shprehet e surprizuar nga përmirësimet që kishte parë. Por, ka diçka që e ka shqetësuar dhe i ka dhënë ndjenja negative në këto pushime.

“Por në këto pak ditë këtu vura re që fatkeqesisht vetëm një gjë nuk ka ndryshuar dhe që është përtej luksit, varkave e carpacio-ve, rezidencave me 5 yje dhe plazheve me ‘vibe’ mykoniane; teksa je duke pushuar me fëmijët e tu, miqtë e tu apo thjesht duke kaluar rastësisht, ka gjithmonë një pronar që i ulëret një punonjësi dhe e trajton si kafshë, me një fjalor të dhunshëm e ofendues si të ishte gjëja më normale. Dhe në atë moment, edhe pse asnjëri prej tyre s’e ka me ty ( përkundrazi ty të respektojnë në max) shija e keqe që të le një debat absurd e banal me tone të larta në gjuhën amë, nga njerezit e vendit tënd(se mbase të isha në një vend të huaj s’do më bënte aq përshtypje) të mbetet.“-shkruan Arbana.

Më pas ajo reflekton dhe me të drejt pyet: “A do mund të respektojme ndonjëherë njëri -jetrin? Jo ta duam; ta respektojmë. Pronari-punonjësin. Punonjësi-pronarin. Klienti-klientin në shezllonin ngjitur. Skafisti-plazhistet. Shqiptari-shqiptarin. Nuk do ta bëjnë këtë vend turistët italianë që kërkojnë Shqipërinë ku hahet lirë se njësoj do ankohen prap se e kanë në gjak. Këtë vend do ta bëjmë ne, por vetem nëse respektohemi pak më shumë. Pak fare.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?