Puthja dhe dasma me Luizin në BB, flet Kiara: E ndjeva të vërtetë. Se mendoja që po na ndiqnin një Shqipëri e tërë
Kiara Tito vijon që të jetë në qendër të vëmendje. Kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 2 si dhe historisë me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli. Ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë për periudhën në BBVA, njohjen me artistin shkodran si dhe dasmën e tyre që u realizua në shtëpi.
“Ka qenë një emocion shumë i bukur ky moment. Kur e kujtoj tani dhe kur e shoh nuk më duket sikur kam qenë unë që e kam përjetuar atë moment. Po mendoja sikur ishim vetëm ne të dy, aty”, u shpreh ajo. Prezantuesja tutje shtoi: “As nuk e mendoja që kishim një Shqipëri të tërë që po na ndiqte, ishte bërë festë kombëtare. Sikur ishim ne aty dhe nuk ekzistonte asgjë tjetër”.
Po ashtu Kiara tha mes tjerash se e shijoi shumë, sikur të ishte e vërtetë. “Unë e shijova, pavarësisht që ishte lojë, mu dukej një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prapë në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”.