Qau për vajzat shqiptare, vërshojnë mesazhet ndaj Alyne
Blogeri Nuseir Yassin dhe e dashura e tij Alyne, të cilët realizojnë video një minutëshe në mbarë botën ku tregojnë karakteristikat e çdo shteti, ishin të ftuar të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”. Alyne u ndie e ofenduar dhe qau në emision pas pyetjes së Kejvinën e cila iu drejtua Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.
”Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline teksa qante.
Ky qëndrim i Alye ka ngjallur reagimin e shumë shqiptarëve të cilët i kanë shkruar në Instagram duke u solidarizuar me të por dhe e kritikuar.
”Po më vijnë shumë mesazhe urrejtjeje, nga luftëtarët tipikë por çfarë është më e rëndësishme janë mesazhet që më mbështesin nga shqiptarët në çdo vend të botës. Ka ende shpresë në këtë botë me njerëz si këta”, shkruan Alyne në Instagramin e saj teksa publikon foto të mesazheve të dërguara nga shqiptarë.
Ajo shprehet se 80% e mesazheve janë pozitive dhe mbështetëse nga shqiptarët e ”mrekullueshëm” dhe ka mbetur e surprizuar nga e gjithë kjo situatë. Në shumicën e rasteve, shqiptarët e falënderojnë Alyne-n që ngriti zërin për të drejtat e femrave në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

