Që prej ditës së sotshme Adele është zyrtarisht e pa martuar

Adele është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki pas dy viteve negociata. Dyshja ka firmosur së fundmi letrat e divorcit dhe tani këngëtarja është zyrtarisht beqare. Sipas mediave të huaja Adele është detyruar që të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.

Adele dhe Simon i dhanë fund martesës në shtator të vitit 2019. Detajet mbi divorcin ajo i mbajti private, por mësohet se ish-çifti ka rënë dakort për kujdestarinë e përbashkët të djalit.
Adele dhe Simon kanë vetëm një fëmijë nga martesa e tyre, Angelon të lindur në vitin 2012.

SHKARKO APP