Qetsori përplaset me Dean: Ndërhyn për të dalë bukur

Qetsori u përplas ashpër me Dean, pasi sipas tij ndërhyrja e saj në një debat që Kristi po bënte me Nitën është e shtirur dhe aspak reale.

Sipas tij, Dea doli në mbrojtje të Kristit për të dalë vetë bukur, si një person që mbron paqen e një personi dhe se në këtë mënyrë ajo po përpiqet të faktorizojë Kristin, për të çuar atë në finale.

Ai madje i tha Deas se është bërë si komandante dhe përpiqet të tregojë sjellje të mirë, duke qenë se tani e siguroi edhe vendin në finale.

Deamishel i tha Qetsorit se ajo do ndërhy në çdo debat që bëhet në shtëpi dhe se ka të drejtën e të gjithë botës, ta bëjë një gjë të tillë.

Qetsori i tha Deas se sjellja e Kristit ndaj Nitës ishte çnjerëzore, por sipas Deas ai thjesht po e hiperbolizon, pasi nuk ishte fare një sjellje e tillë.

Qetsori debaton me Dean: Ndërhyn për të dalë bukur - Big Brother Vip 2

SHKARKO APP