Qeveria i rrit rrogën Mbretëreshës Elizabetë II për 6 milionë sterlina

Qeveria britanike njoftoi të martën një rritje të konsiderueshme të rrogës së Mbretëreshës Elizabetë II. Lartmadhëria e Saj do të marrë 8 përqind rritje page nga fondet publike për të arritur në 82,2 milionë sterlina, pasi fitimet e arkës së kurorës së Mbretërisë së Bashkuar u rritën me mbi 24 milionë sterlina. Fondi sovran, i cili paguan për rrogat e oborrit mbretëror, udhëtimet zyrtare dhe mirëmbajtjen e pallateve do të rritet me më shumë se 6 milionë sterlina në vitet 2018-2019. Kjo vjen, pasi llogaritë treguan se shpenzimet neto zyrtare të Mbretëreshës Elizabetë II u rritën me 2 milionë sterlina vitin e kaluar duke shkuar në rreth 42 milionë sterlina. Udhëtimet zyrtare të saj dhe të familjes mbretërore u kushtuan taksapaguesve britanikë 4,5 milionë sterlina gjatë vitit financiar 2016-2017. “Clarence House”, një nga rezidencat mbretërore në Londër, ka publikuar ndërkohë llogaritë e saj të përvitshme, të cilat tregojnë se të ardhurat vjetore të Princit të Uellsit nga pronat e tij të trashëguara janë rritur me 1,2 për qind duke shkuar në 20,7 milionë sterlina. Fondi sovran, i cili paguhet me dy vite vonesë, përbëhet nga para që i jepen Mbretëreshës Elizabetë II nga Thesari. Ai bazohet në fitimet nga të ardhurat e qirasë së pronave të kurorës dhe ky fitim është rritur me 24,7 milionë sterlina në vitin financiar 2016-2017 për të arritur në gjithsej 328,8 milionë sterlina. Rritja e fondeve vjen në një kohë kur Pallati “Buckingham”, rezidencë e Mbretëreshës Elizabetë II, po i nënshtrohet riparimeve të shkallës së gjerë që mendohet se do të kapin shifrën e 369 milionë sterlinave. Kjo shumë do të shpenzohet për modernizimin e infrastrukturës së ngrohjes, ftohjes dhe asaj elektrike të pallatit mbretëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?