Qindra euro me vajzat e Playboy: Ky është bakshishi i çmendur që kanë lënë Blazer dhe Sergio

Blazer, një nga miqtë më të mirë të këngëtarit Sergio, ka zbuluar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, një çmenduri në Bullgari e cila ka ndodhur disa kohë më parë. Një moment për të cilin ai shprehet se pendohet.

Ester BylykuPrej vitesh t’i dhe Sergio jeni bashkë miqësisht dhe profesionalisht. Konsumoni shpesh edhe dreka darka (qesh). CIli është bakshishi më i madh që keni lënë ju të dy?

BlazerDo veçoja xhirimet e klipit në Bullgari. Aty ishin vajzat e ‘Playboy Bulgaria’ dhe pasi mbaruam xhirimet, përfunduam në club. Aty i kishim të gjitha të paguara, por pasi konsumuam pafund alkool, unë isha ai që doja të paguaja. Sergio dhe njerëzit që kishim me vete thanë që nuk ishte e nevojshme, prap e lash një 500 eurosh, sikur të mos ishte asgjë. Mëngjesin tjetër, u pendova.

Glamour Zone nga Ester Bylyku: Blazer: "Këngëtarja e famshme më dërgoi video erotike"

 

SHKARKO APP