R.I.P Taylor Swift, fansat e lënë në harresë

Këngëtarja Taylor Swift ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit sa i takon romancave, por edhe për skandalet mes saj dhe yjeve të tjerë.

Pak ditë më parë, në murin e një rruge në Melburnit të Australisë u krijua një “grafit” në shenjë urrejtjeje ndaj këngëtares Taylor Swift. Ky vizatim u krijua nga një artiste rruge e quajtur Lushsux.

Në këtë portret 26-vjeçarja Swift shfaqet e pikturuar në mënyrë perfekte, ku pranë saj ndodhen inicialet e emrit të shkruara gabimisht nga artistja Lushsux, gjithashtu data e lindjes dhe ajo e vdekjes së saj.

SHKARKO APP