Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj

Kryeministri Edi Rama, në Podcastin me fituesit e festivalit të 63 në RTSH të njohur me emrin e grupit ”Shkodra Elektronike”, ka rrëfyer se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin. ”Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë”, duke shtuar se nuk do e ndjekë më ndonjëherë Festivalin e RTSH-së.

“Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin. Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë.

Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin. Rëndësi ka se çfarë thoni ju për krijimtarinë tuaj dhe këtë eksperiencë sepse jeni fituesit.

Përpara ka pasur raste kur fituesi apo fituesja kanë qenë kontroversë, ose kanë krijuar kundërshti në mjedisin publik, por këtë herë ka një konsenus që fituesit janë fituesit. Kështu që akoma më mirë”, u shpreh Edi Rama.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me Episodin 16, Sezoni 3 i Podkastit FLASIM, “Zjerm", ju uroj të gjithëve

SHKARKO APP