Raporti me Klodin, Elijona: Dua të mbyllet kjo gjë, është bërë e lodhshme
Klodi dhe Elijona janë sqaruar sërish rreth raportit të tyre. Atyre iu publikua një klip, ku secili nga ta kanë folur për këtë situatë, ku kanë shprehur pakënaqësi te banorët e tjerë. Ata dëshirojnë që kjo histori të mbyllet pasi është bërë e lodhshme, meqë diskutohet tërë kohën.
“Me Klodin jemi sqaruar, Prime i kaluar ka dal shumë tmerr, kjo temë komplet ishalla mbarohet me sot. Skena ku kam qenë në dhomë të rrëfimit ku kam qarë, m’u kanë mbledhur shumë emocione dhe doli si serial turk. Ne jemi munduar këto ditë që të kuptohemi. Sinqerisht i kam pasur dyshimet e mia dhe i kam”.
“Klodi u lëndua se unë s’kam dashur asnjëherë që ta lëndoj. Deri diku jam lënduar edhe unë. Mendoj që kjo dëshirë që të mbaroj është e dyanshme, është bërë paksa e lodhshme”, u shpreh Elijona. Klodi nga ana tjetër tha: “Thjesht të mbyllet kjo, mbet respekti por jo në mënyrë të njëjtë”. Mbetet për t’u parë se si do të jetë kjo marrëdhënie e tyre në vazhdim.
KOHA JONË SONDAZH

