Raporti me Luizin, flet Jona pas lajmeve në portale: E kam zemër, ma do kokrra e qejfit të jem “ushtarja” e tij
”Big Brother Albania Vip 2”, po vijon edhe jashtë, por jo të gjitha janë në qendër të lajmeve. Ermiona Lekbello, ish-konkurrentja e ”BBVip 2”, ka sqaruar të vërtetën e raportit të saj me Luiz Ejllin. Ajo tha se Luizin e konisderon zemër dhe se lajmet nëpër portale janë manipulime.
“Unë atë që doja të bëja për Luizin, e bëra. Ai është fitimtar, gjërat e tjerë s’më interesojnë. Unë doja që Luizi të ishte fitues dhe është. Se thonë ushtare, po më do qejfi jam dhe ushtare, më do qejfi jam dhe fanse, kur më do qejfi bëj çfarë të më dojë kokrra e qejfit”, tha ndër të tjera ajo.
Lekbello shtoi se Luizin e ka ftuar në Monaco, aty ku ai do të shkojë bashkë me katër njerëz të tjerë. E pyetur nëse do të jetë e pranishme dhe Kiara, por ajo nuk dha detaje.