“Rapsodët N’Rap T’Sotit”, në vend të dytë në botë

“Rapsodët N’Rap T’Sotit”, albumi i dyshes MC Kresha dhe Lyrical Son, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar. Ai është radhitur në vend të dytë të “Billboard” për kategorinë e albumeve më të shitura në botë, “World Albums” në javën e dytë të korrikut. Kjo do të thotë që albumi i reperëve nga Kosova duhet të ketë pasur shitje të madhe, çfarë dhe e konfirmon edhe një herë suksesin e “Rapsodët N’Rap T’sotit”, raporton emisioni Express Summer. Albumi “Rapsodët N’Rap T’Sotit” i Mc Kreshës dhe Lyrical Sonit ka shënuar sukseset e para edhe në skenën ndërkombëtare, menjëherë pas lançimit. Vetëm dy ditë pasi u bë publik, albumi i parë shqiptar në treg botëror ka pasur sukses të madh, duke debutuar në vendet e para në shumë tregje, si atë të Gjermanisë, Zvicrës, Francës etj..

SHKARKO APP