Reagon ashpër këngëtarja shqiptare: Më ka ardhur në majë të hundës, bëj çfarë të më dojë qejfi

Nga koncerti në koncert e nga projekti në projekt, Ronela Hajati dhe Young Zerka janë bërë një dyshe e pandarë që vijojnë të shijojnë sukseset e bashkëpunimeve të tyre të fundit. Por nuk janë vetëm ato që i kanë tërhequr vëmendje publikut.

Më shumë sesa prodhimet dhe sukseset muzikore, për çiftin e përfolur publiku ka qenë kureshtar të mësojë më shumë për raportin që i mban lidhur për një kohë të gjatë.
Por Ronela, e bezdisur nga e njëjta pyetje që i është bërë edhe shumë herë të tjera, këtë radhë ka folur më ashpër për të thënë se nuk do të flasë për jetën private, sepse nuk do që vëmendja e publikut të kalojë atje ku ajo nuk do.

Në një intervistë të fundit për Prive, sapo u përball me të njëjtën pyetje për jetën private, ka apo nuk ka të dashur, është apo jo e lidhur me Young Zerka-n, ajo tha:
“Nuk kam dëshirë. Nuk është se po bëj sikur nuk jam, nuk e mohoj jetën time. Jam shumë në rregull me të gjitha. As e mohoj, as e fsheh. Thjesht nuk dua të flas, se për momentin nuk kam dëshirë. Më ka ardhur në majë të hundës. Nuk dua fare t’u jap llogari njerëzve se çfarë bëj unë ditën, ja me kë u zgjua Ronela, ja me kë i kaloi pushimet, i kaloj me kë të dua dhe bëj çfarë të më dojë qejfi. Dhe më lumtë!” – tha Ronela dhe me kaq u dha fund të gjitha thashethemeve.

Ajo thotë se e vetmja herë kur ta tregojë se më kë është lidhur do të jetë 2 muaj para martesës, kur të vij koha të ftojë njerëzit në dasmë.

SHKARKO APP