Reagon Brad Pitt: Divorci, jam shumë i pikëlluar
Brad Pitt më në fund ka folur pas lajmit të përhapur se po divorcohet me Angelina Jolie.
52-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, tha: “Jam shumë i pikëlluar për këtë, por ajo çfarë ka më së shumti rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve tanë”.
“Me mirësi u kërkoj mediave që t’ua japin atyre hapësirën për të cilën kanë nevojë gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Pitt sipas ‘The Sun’.
Kurse për “People” ai deklaroi: “Mendoj se kur një çift ballafaqohet me vështirësi në jetë, çfarëdo që të jetë ajo, ose i ndan ata ose i bashkon”.
Çifti ka qenë i martuar prej dy vitesh, por si çift kanë qenë së bashku për plot 12 vjet pasi luajtën së bashku në filmin “Mr. dhe Mrs. Smith”.
Brad para se të lidhej me Jolie, ishte me aktoren e “Friends”, në atë kohë, Jennifer Aniston.