Reagon Enca: Nuk jam shtatzënë
Showbiz E Enjte, 16 Shtator 2021 14:00
Këngëtarja Enca nxiti spekulimet se është në pritje të një fëmije sot pas një fotografie të shpërndarë në rrjete sociale.
Në profilin e saj Instagram, Enca publikoi një emoji të një gruaje shtatzënë. Në fakt, donte të tregojnte se fëmijët e saj janë këngët.
Në një tjetër postim, ajo shkruajti: “Nuk jam shtatzënë, por kam shumë këngë të reja.”
Kështu Enca konfirmoi se shumë shpejt do të vijnë në treg disa projekte të reja muzikore.

KOHA JONË SONDAZH

