Reagon këngëtarja shqiptare pas lajmit: Unë shtatzënë dhe nuk e dikam?!

Një foto e postuar në profilin e saj në Instagram të një vajze të vogël mbi të cilën shkruhej “coming baby”, u nënkuptua se këngëtarja Xhesika Ndoja është shtatzënë.

Nëse ne e lexuam kështu këtë foto, duket se paskemi bërë shumë gabim, pasi lajmi se ajo është në pritje të një fëmije të dytë nuk është aspak i vërtetë. Ajo ka përgënjeshtuar gjithçka sot nëpërmjet një postimi tjetër në rrjetet sociale.

e3da3434961f1b832a8576a286f04974 (1)

Këngëtarja është shprehur e indinjuar nga lajme të tilla që janë publikuar në disa prej portale, ndonëse e pranon se ishte ajo vetë “fajtorja”.
“Te zgjohesh me nje lajm si ky! Un qenkem shtatzane edhe nuk e dikam? E tmershme per ju portale shyqyr qe jemi ne edhe Po ushqeheni me lajme te rreme! Nuk guxon njeriu te publikosh dicka! Megjithate Urime per mu ???”” ” , shkruan ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoshta kjo ishte një mënyrë që Xhesika zgjodhi për të tërhequr paksa vëmendjen e mediave, duke qenë se ka munguar për pak kohë me projekte të reja muzikore. Nëse po, ishte një zgjedhje e zgjuar, pasi lajmi për shtatzëninë e saj u pasqyrua në shumë portale shqiptare, ashtu sikurse do të publikohet edhe përgënjeshtrimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?