Reagon “shkaktarja” e ndarjes së Brad Pitt: S’kemi gjë bashkë

Mediat amerikane raportuan se shkaktare e shkurorëzimit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishte aktorja franceze, Marion Cotillard.

Edhe pse shumë prej fotografive nga xhirimet e filmit ‘Allied’, ku protagonist ishte Cotillard dhe Pitt tregon një afërsi të madhe mes tyre, duket se nuk ka asgjë mes tyre.

“Ky do të jetë reagimi im i parë dhe i vetmi për lajmin që u publikua 24 orë më parë dhe në të cilin jam përfshirë. Kjo situatë po evoluon me shpejtësi të madhe dhe ka ndikim të madh te njerëzit që i dua. Dhe si shkak i kësaj, unë dua të reagoj. Së pari, shumë vite më parë, kam takuar njeriun e jetës sime, babanë e djalit tonë dhe fëmijës që jemi duke pritur. Ai është dashuria ime e vetme, miku im më i mirë dhe i vetmi që kam nevojë”, tha Marion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por megjithëse aktorja franceze e ka përgënjeshtruar këtë fakt, ajo ka marrë kërcënime me vdekje për të cilën gjë ka marrë masa policia duke qëndruar 24 orë para shtëpisë së aktores në Paris.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fansat e Pitt dhe Jolie i kanë dërguar mesazhe kërcënuese në llogaritë personale të mediave sociale, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se Angelina i ka dhënë fund martesës me aktorin Pitt, të cilën gjë e kanë konfirmuar përmes një mesazhi të dërguar fansave dhe mediave.

Kujtojmë se aktorja franceze është shtatzënë me regjisorin francez Guillaume Canet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?