Reality show i parë për modën në Shqipëri, shpall fituese 23-vjeçaren

Pas 10 javësh konkurrim, (Albania Designers Competition) shpalli fituesen e edicionit të parë! Mes tre finalistëve, ajo që rrëmbeu çmimin e parë ishte Alberta Sejdiu, 23-vjeçarja nga Ferizaj, Kosova, e cila dalloi për shijen e hollë që në javën e parë të spektaklit. Sejdiu e nisi sfidën me këmbë të mbarë duke qenë se që në javën e parë u shpall fituese në garën e stilimit sipas epokave, pasi u prezantua me veshjen më poshtë, frymëzuar nga Coco Chanel. Ashtu siç u tha që prej fillimit, fitueses do t’i ndërtohet nga Tring një atelie në vendlindjen e saj, Ferizaj dhe jo vetëm. 23-vjeçarja do të jetë pjesë e javës së modës në Milano si dhe do të fitojë një kopertinë në revistën “Living” me një nga krijimet e saj.

Fituesi i vendit të dytë, do t’i jepet mundësia për të punuar si stiliste me Bora Zemanin (e cila do të hapë një atelie së shpejti) dhe fituesi i vendit të tretë do të punojë pranë “Altar” me Drilona Boçin. Ky ishte edicioni i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe duhet thënë se i gjithë realizimi ka qenë një sukses. “ADC” është dukshëm format i frymëzuar nga “Project Runaway” që fillimish u nis nga Heidi Klum, për t’u drejtuar më tej nga Karlie Kloss.

Përpos konceptit të njëjtë, Albania Designers Competition është një përshtatje e “Project Runaway” për publikun shqiptar, duke nisur që nga detajet (manekina e bardhë pa kokë) e deri tek fakti që moderatores i jepet mundësia të gjykojë konkurrentët. Ndryshimi i vetëm është se si Heidi ashtu dhe Karlie janë modele të famshme dhe shumë të lidhura me industrinë e modës në përgjithësi kurse nga ana tjetër, Bora Zemani nuk është përfolur kurrë për ndonjë lidhje të veçantë me botën e modës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?