Redon Makashi flet ndarjen nga grupi: Flisnin keq për mua
Këngëtari Redon Makashi është rrëfyer për herë të parë lidhur me arsyen e ndarjes nga grupi ARB në fillim të viteve ’90. Në prani të Bledar Sejkos, Makashi rrëfeu se ai i kishte dëgjuar vetë anëtarët e tjerë të grupit teksa flisnin keq për të.
Pasi kishin marrë pjesë në koncertin e pranverës së asaj kohe, Bledari bashkë me djemtë e tjerë të grupit, kishin shkuar herët në shtëpi, ndërkohë që Redoni kishte shkuar më pas. “Kur shkova në shtëpi, i dëgjova që flisnin për mua dhe emri im lakohej shpeshherë.
Akoma s’e kam kuptuar pse. Bledi ishte në rregull, por ata të tjerët, ishin më tërci-mërci”, tha Redoni, duke shtuar se akoma s’e ka kuptuar pse flisnin keq për të.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Thurje” të moderatores Jonida Vokshi.