Rrëfehet Ivanka Trump: Nga humbja e nënës te kanceri i bashkëshortit dhe atentati ndaj babait

Në një intervistë të mbushur me emocione, Ivanka Trump ka ndarë disa nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke prekur humbjen e nënës, betejën me sëmundjen e bashkëshortit dhe atentatin ndaj babait të saj, Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Duke folur në podcastin “Ditari i një CEO”, ajo kujtoi me dhimbje nënën e saj, Ivana Trump, për të cilën tha se kishte qenë një grua e fortë dhe plot jetë. Humbja e saj, sidomos në mënyrë të papritur pas COVID-it, e ka prekur thellë.

Në rrëfim, Ivanka u ndal edhe te roli i gjyshes së saj, Marie Zelníčková, e cila jeton me familjen e saj në Florida dhe kujdeset për nipërit, duke u treguar histori për nënën e ndjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër moment i vështirë ishte përballja e bashkëshortit të saj, Jared Kushner, me kancerin. Ajo tregoi se ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për heqjen e një tumori në qafë gjatë kohës që shërbente në Shtëpinë e Bardhë, si dhe një operacioni tjetër në tiroide në vitin 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ivanka rikujtoi edhe ditën e atentatit ndaj të atit në Butler, Pennsylvania, një ngjarje që e përjetoi nga larg, përmes televizorit, ndërsa ndodhej me fëmijët e saj. Ajo rrëfeu se momentet e para ishin të mbushura me frikë, por lehtësimi erdhi kur pa se ai ishte jashtë rrezikut.

Në fund, ajo theksoi se përvoja të tilla e kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë. Ivanka tha se ka zgjedhur të falë edhe personin që tentoi sulmin, duke e konsideruar faljen si një proces të vështirë, por të domosdoshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?