Refuzoi ofertën nga Rama, flet Robert Aliaj: Jo mirë që një artist të bëhet drejtor

Në Shqipëri, një nga artistët më ndryshe në vend, është padyshim edhe Robert Aliaj, i cili së fundmi është shprehur se ka marrë propozime për të drejtuar institucione por ka refuzuar.

Edhe pse nuk e tha konkretisht me emër, Aliaj për ”Euronews Albania”, nuk e mohoi se ka marrë propozime për drejtues dhe nga kryeministri Edi Rama.

“Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional, por kam refuzuar. Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta. Mund të jetë dhe Rama. Një artist është shumë i fokusuar te jeta e vet. Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor”.

SHKARKO APP