Regjisorja akuzon yllin e Bollywood për përdhunim
Ylli i Bollywood, Alok Nath është akuzuar për përdhunim nga regjisorja Vinta Nanda. Kjo është një nga rastet e pakta të denoncuara në polici, pasi lëvizja #MeToo në Indi u përhap me shpejtësi muajt e fundit. Në tetor Nanda akuzoi aktorin e famshëm për ngacmim seksual dhe përdhunim në një postim në Instagram. Ndërsa tani e ka denoncuar në polici. Por aktori i mohon të gjitha akuzat dhe ngriti një padi shpifje ndaj saj. Ai kërkoi që regjisorja ti kërkonte falje dhe t’i jepte një kompensim simbolik prej 1 rupi. Nath është akuzuar gjithashtu për ngacimim seksual nga dy aktore të tjera. Nanda punoi me aktorin në një serial televiziv të goditur të viteve 1990, i quajtur Tara. Në postim në Facebook ajo pretendoi se Alok kishte ngacmuar seksualisht aktoren kryesore të shfaqjes. Por që nga ngritja e akuzave, ai ka mohuar të gjitha pretendimet, që përmbajnë edhe detaje për përdhunimin e supozuar. “Përdhunimi mund të ketë ndodhur, por nga dikush tjetër”, tha ai. Nanda tha se kishte pritur 19 vite për të folur dhe u kërkoi gjithë të tjerëve që vuajtën nga abuzimi seksual apo ngacmimi seksual të flisnin e ta thonin me zë të lartë. Fillimisht ajo nuk e zbuloi emrin e aktorit në postimin në Facebook. Por kur statusi i saj u bë viral, regjisorja konfirmoi se i referohej Nath.
KOHA JONË SONDAZH

