Rekord nga “AC/DC”, për gjashtë minuta shiten 50 mijë biletat për koncertin në Zyrih

Janë dashur vetëm gjashtë minuta që të shiten të gjitha 50.000 biletat për koncertin e “AC/DC” në Zyrih që do të mbahet më 5 qershor 2015. Gjatë karrierës së tyre, nga viti 1976 deri në vitin 2010, legjendarët kanë mbajtur gjithsej 17 koncerte në Zvicër dhe në vitin e ardhshëm kanë paralajmëruar koncertin e radhës. Javën e kaluar grupi australian njoftoi se në kuadër të turneut evropian (që do të fillojë në maj në Holandë) do të mbajë 20 koncerte në qytet të ndryshme evropiane. Kujtojmë që më 1 dhjetor, “AC/DC” publikoi albumin e ri, “Rock or Bust”, i pari në të cilin nuk merr pjesë themeluesi i grupit, Malcolm Young, i cili vuan nga demenca. Koncertet e “AC/DC” janë atraksion mbarëbotëror për fansat e muzikës rock, ndërkohë që albumi i tyre nga viti 1980, “Back In Black” është një nga albumet më të shitura në histori.

SHKARKO APP