Remiksi i “Bonbon”, premierë në Amerikë

Sensacioni botëror, Era Istrefi, ka bashkuar forcat me këngëtarin e njohur amerikan Richard Post, të njohur si Post Malone, në remiksin e këngës së saj hit “Bonbon”. Siç shkruan media amerikane, dedikuar kulturës së hip-hopit, “The Source”, këngëtarja shqiptare ka një zë të ëmbël dhe seksi dhe e ka kombinuar atë me një ritëm që të detyron të vallëzosh. “Zëri i saj është i lidhur me Rihannan dhe Sian”, shkruan kjo media. “The Source” ka shkruar edhe për këngët e para të Erës si dhe për arritjen e saj me “Bonbon” duke kapur shifrën e 100 milionë klikimeve në YouTube. “Remiksi i Bonbon” u dha premierë dje në një emision të “Beats 1”, radios ndërkombëtare të Apple-it.

SHKARKO APP