Rene Zellweger: Nuk kam ndërhyrje në fytyrë, boll u fiksuat me pamjen time

Rene Zellweger, aktorja e “Ditarit të bridget Jones” ka vendosur publikisht të flasë hapur mbi akuzat për ndërhyrje plastike. Aktorja u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2014 ku ajo u shfaq në çmimet “Gruaja në Hollivud” dhe fytyra e saj dukej shumë ndryshe. Mediat folën gjatë për ndryshimin e madh që ajo kishte në fytyrë, duke dalë në përfundimin që ajo nuk njihej më. Por Zellweger tashmë është e lodhur nga gjithë këto akuza, ajo ka vendosur të përgjigjet më anë të një eseje të botuar tek Huffington Post. Në këtë ese ajo argumenton se debatet mbi fytyrën e saj nuk janë dicka e rëndësishme në vetvete, por rëndësi ka se sa ndikojnë në imazhin e grave për veten në të gjithë botën. Ajo mohon çdo ndërhyje që mendohet të ketë kryer në fytyrën e saj. “Jo se është puna e ndokujt, por unë nuk vendosa të ndryshoja fytyrën time dhe të bëja kirurgji plastike tek sytë. Nuk ka asgjë të vërtetë në të gjithë këtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?