Reperi akuzohet për sulmin ndaj Megan Thee Stallion. Rrezikon 22 vite burg

Në filim të këtij viti, Megan Thee Stallion u qëllua me armë. Një mori informacionesh konfliktuale dolën nëpër media, edhe pse Meghan identifikoi reperin kanadez Tory Lanez, si personi që kreu krimin.

Prokuroria e Qarkut në Los Angeles lëshoi një deklaratë ku akuzonte zyrtarisht Lanez me akuzën e krimit me armë zjarri. Ai përballet dhe me akuzën e shkaktimit të “një plage të madhe trupore”.

Lanez do të paraqitet në gjykatë më 13 tetor. Raporti përshkruan incidentin, duke treguar se Lanez e qëlloi Meghan në këmbë “disa herë”. “Më 12 korrik, i pandehuri dhe viktima 24-vjeçare u grindën ndërsa po hynin në makinë në Hollywood Hills”, thuhej në deklaratë. “Viktima doli nga automjeti dhe reperi akuzohet se e ka qëlluar disa herë në këmbë, duke e plagosur”.

Nëse dënohet, Lanez përballet me 22 vjet e tetë muaj burg. Meghan ofroi versionin e saj të incidentit pasi ndodhi. Në një postim në Instagram, ajo shpjegoi se nuk u arrestua, pasi disa pika pretenduan se ajo u mor në paraburgim.

https://www.instagram.com/p/CCrBV3vlHvA/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP