Reperi dhe aktori i njohur amerikan përfundon në spital pas problemeve me zemrën
Reperi dhe aktori i njohur amerikan DMX është në gjëndje kritike për jetën në spital pas një sulmi në zemër.
50-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u dërgua në spital në Ëhite Plains, Neë York mbrëmjen e së Premtes.
Sulmi që pësoi në zemër mendohet të jetë për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike.
DMX ka luftuar publikisht me abuzimin e substancave për vite me radhë, madje kaloi dhe disa periudha në rehabilitim.
Ai është parë gjithmonë si një ikonë hip-hopi në vend dhe ka realizuar bashkëpunime me artistë si JAY-Z, Ja Rule, Eve dhe LL Cool J. Gjithashtu ai ka marrë pjesë edhe në disa role të ndryshëm në filma.
Babai i 15 fëmijëve ka vuajtur dënimet me burg në të kaluarën me akuza përfshirë mizori ndaj kafshëve, konsumim droge dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2018 ai u bë i njohur teksa luante një nga këngët e tij para një gjykatësi në gjykatë ku dhe ishte akuzuar për mashtrim tatimor. Por pasi dëgjoi këngën, gjykatësi i tha se ai ishte një “njeri i mirë” dhe i dha vetëm një vit burg.
DMX ka një karrierë që përfshin më shumë se 20 vjet, si në muzikë, por edhe në filma duke përfshirë Cradle 2 the Grave dhe Romeo Must Die.