Reperi i huaj i kushton këngë Shqipërisë: Ja kam kushtuar për këtë arsye

Cliqme, reperi afrikan i cili u bë i famshëm me bashkëpunimin e tij me Capital T, i ka kushtuar një këngë Shqipërisë në prag të festave të 28-29 Nëntorit. Kënga mban titullin “Pavarësia” dhe vjen në gjuhën shqipe.

Në videoklip, Cliqme shfaqet duke dhënë fjalim para një klase dhe u thotë: “Mos më thoni që s’më takon të flas për shqiptari, se jam i ‘kaftë’, jo bash i zi. Me rëndësi është çfarë kam brenda zemrës, s’ka rëndësi ngjyra e lëkurës”.

“Këngën ja u kam kushtuar se kam shumë respekt për ju”, shprehet Cliqme.

Reperi në videoklip shfaqet me flamurin e Shqipërisë e të Kosovës dhe bën shqiponjën me duar.

Cliqme - Pavarsia (Official Music Video)

SHKARKO APP