Reperi i njohur bëhet baba për herë të parë
Reperi i njohur, Skerdi Ago dhe partnerja e tij Vesa janë bërë prindër për herë të parë. Ai ka publikuar nje foto të djalit duke u shprehur se është mbushur me lot gëzimi dhe ndihet krenar që në jetën e tij Zoti i fali një krah të djathtë.
“Sot u mbusha me lot por me lot gëzimi, ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri sepse dashuria më e madhe eshte ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar qe në jeten time Zoti më fali një krah të djathtë që do më dojë tamam me zemer të pastër dhe do më bëhet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je femra që më bëre dhuratën më të shtrenjtë, dhuratën më të bukur. Më solle në jetë një shpirt, një Skerd të vogel që ma mbushi shpirtin me një thesar që s’do kem nevojë tërë jetën të kërkoj gjë tjetër me shumë, të dua jeta ime, ju dua të dyve më shumë se veten”.
https://www.instagram.com/p/B65LF0Vjtqk/