Reperi i njohur përfundon në spital në gjendje kritike për jetën
Reperi i njohur Lil Reese është shturar këtë të hënë në spital.
Ai është transferuar në qëndrën mjeksore Christ në Oak Lawn pasi ai kishte marrë plagë të rënda.
Johnna Kelly e cila është zëdhënëse e kësaj qendre mjekësore konfirmoi se reperi është në gjendje kritike.
Dhe miku i tij Lil Durk me anë të një postimi të tij në Twitter është shumë i paqartë ai ka shkruar ‘ Reese mirë’.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14: 30 pm.
Të shtënat u dëgjuan afër Chicago-s ku policia raporton se atentati ndodhi në kryqëzimin e Rrugës 167 dhe rrugës Pulaski.
Megjithatë viktima nuk ishte në vendin e ngjarjes kur mbërritën autoritetet.
Departamenti i Policisë dha një deklaratë për shtyp për incidentin, edhe pse nuk mund të konfirmonte identitetin e personit që u qëllua.