Reperi i njohur thumbon shqiptarët që duan vendin vetëm kur ka fitore

Këngëtari i njohur Skerdi ka bërë një postim ku thumbon të gjithë njerëzit që e duan Shqipërinë vetëm në raste festash.

Me anë të një postimi në Instagram, ai thotë se Shqipëria do të mbetet gjithmonë vendi ynë, pavarësisht humbjes apo fitores.

“Shqiptarët e duan Shqipërinë veç kur ka fitore dhe kur një artist bëhet kampion jashtë shtetit tonë. Mirëpo, nëse nuk fiton e ofendojnë. Mos harroni, Shqipëria është vendi ynë, humbës apo fitues”, shkruajti Skerdi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse Skerdi është bazuar tek ndeshjet e fundit të Shqipërisë ku humbi në ndeshjen me Skocinë dhe fitoi në ndeshjen me Uellsin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?