Reperi Marini humb djalin e porsalindur: Askush nuk e meriton këtë dhimbje
Reperi i njohur i skenës, Marini ka ndarë lajmin e trishtë se ai dhe bashkëshortja e tij, Alba Malaj, kanë humbur djalin e tyre të porsalindur. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ai njoftoi se bebi i porsalindur ka ndërruar jetë. Dyshja ishin në pritje të fëmijës së tyre të katërt, pas tre vajzash.
”Kjo duhej të ishte një lajm i bukur shtatzënie, por fatkeqësisht nuk është. Të mërkurën në mëngjes humbëm djalin tonë të vogël. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbajmë një të tillë në krahët tanë. Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer, askush nuk duhet të ndjejë këtë dhimbje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po përpiqemi t’i marrim gjërat ditë pas dite, duke ecur përpara sa më mirë që mundemi”, shkruan reperi. Ai falënderon publikisht të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë në këtë kohë të errët. Derisa të shihemi sërish, engjëlli im, do të na mungosh çdo ditë. Për njeriun më të fortë dhe gruan më të mrekullueshme që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba, ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti”, përfundonte shkrimi.
KOHA JONË SONDAZH


