Reperi shqiptar ribashkohet me të dashurën?!
Vetëm pak muaj më parë u konfirmua se Mozzik ishte në një lidhje me një vajze nga Kosova, të quajtur Loredana.
Ndërkohë që rrjetet sociale u pushtuan me fotografitë e dyshes ku dukeshin më të dashuruar se kurrë, vetëm pak ditë më parë mediat të ndryshme raportuan se Mozzik dhe Loredana i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Shkak për këto thashetheme u bënë fshirja e fotove të çiftit në rrjetet sociale.
Në mes të këtyre thashethemeve, Loredana ka bërë një veprim duke lënë të nënkuptohet se lidhja e saj me reperin vazhdon akoma.
Ndërkohë që Mozzik feston sot ditën e tij të lindjes, Loredana nuk ka rezistuar të bëjë urimin për njeriun e saj të zemrës.
“Urime ditëlindjen Mozz, të uroj të gjithë të mirat në botë. Për këtë buzëqeshje bëj gjithçka. Të përqafoj”, shkruan në postimin e saj bukuroshja bjonde.